Pastrimi parave, Rama rihap kazinotë në Tiranë

Këtë të mërkurë është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave, në lidhje me lojërat e fatit. Në vendim lejohet vendosja për zhvillimin e lojërave të fatit, të kategorisë kazino. Në dy pjesë të ndara, qeveria ka publikuar edhe hartën se ku lejohet zhvillimi i aktivitetit kazino. Pavarësisht se qeveria Rama u zotua për nxjerrjen jashtë zonave urbane të kazinove, vetëm në resortet me 5 yje, tashmë vetë socialistët po e zhbëjnë ligjin e miratuar në vitin 2018. Në këto dy vendime ka një sërë specifikash për ushtrimin e aktivitetit, ku theksohet eksperienca në këtë fushë, një kapital më shumë se 1 200 000 000 (një miliard e dyqind milionë) lekë; dhe me burim të rregulltë e të deklaruar për paratë.

VENDIMI I QEVERISË PËR ZONAT E KAZINOVE: PËR PËRCAKTIMIN E ZONËS KU DO TË LEJOHET VENDOSJA E LOJËS SË FATIT, E KATEGORISË “KAZINO”, NË QYTETIN E TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 34, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Miratimin e zonës ku lejohet vendosja për zhvillimin e lojës së fatit, të kategorisë “Kazino”, në qytetin e Tiranës, sipas hartës që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe që ndodhet brenda kufizimeve të rrugëve, si më poshtë vijon: “Rruga: “Barrikadave”; Rruga: “Urani Pano”; Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh Ë. Bush””. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare