147 raste të reja dhe 2 të vdekur në 24 orët e fundit

Vazhdon të rritet numri i qytetarëve të infektuar nga koronavirusi Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 147 raste të reja me Covid.

Numrin më të madh të të infektuarave e ka si zakonisht Tirana.

Ndërkaq, fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, njëri nga Tirana dhe tjetri nga Elbasani.

Që nga fillimi i pandemisë 321 qytetarë nuk e kane fituar dot betejën me Covid, ndërsa në total janë shëruar 6239 persona.