“Shkolla Sami Frashëri dy herë me fat. Një herë që të kishte ty nxënës dhe një herë që u trondit nga tërmeti” Lëpirja në TV kalon në nivele të tjera për Veliajn

Rudina Magjistari kishte të ftuar kryebashkiakun e Tiranës, në emisionin e saj këtë pasdite.
Ndërkohë që Veliaj fliste për rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”, të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dhe në ekran parakalonin pamjet 3D të projektit të shkollës së re, Rudina Magjistari, ndërhyri duke bërë një gafë.

Magjistari tha se shkolla Sami Frashëri ka patur shumë fat, që është goditur nga tërmeti, duke nënkuptuar që falë tërmetit, shkolla e re do të jetë më e mirë, teksa nuk gjeti fjalët e duhura për t’i bërë një kompliment kreut të Bashkisë së Tiranës.

“Shkolla Sami Frashëri dy herë me fat ëëë? Një herë që të kishte ty nxënës dhe një herë që u trondit nga tërmeti, sepse do të duan të gjitha shkollat të behen si Sami Frashëri…“, tha Rudina.