“Pa maska”| Të djathtët e Italisë sërish protestë për masat anti-Covid

Pas protestave në Gjermani dhe Zvicër kundër masave anti-covid, një tjetër grumbullim masiv do të ndodh në Itali. Një protestë ku flitet për pjesëmarrjen e mbi 5 mijë personave do të organizohet në Romë me moton “Pa maska”.

Me banderola “Ne jemi populli”, protesta është planifikuar për ditën e sotme, e shtunë nga ora 16:00 deri në orën 20:00. Organizatorët shprehen se qëllimi është të luftohet diktatura shëndetësore dhe lajmet e rreme kundër Covid-19.

Autoritet e vendit e kanë cilësuar si të turpshme këtë protestë, pasi sipas tyre rrezikon shtresat më të dobëta, të moshuarit dhe të sëmurët.

Sipas zv/sekretarit Enzo Foschi nuk ka asnjë shaka apo politikë për jetën ose vdekjen e njerëzve. Kjo demonstratë është një shkelje për ata që luftojnë virusin në vijën e frontit çdo ditë.

Nënkryetari kombëtar i ANPI Ginafranco Pagliarulo e quajti tubimin si “grotesk dhe të neveritshëm”. Kreu i grupit në bashkinë I Sara Lilli, duke kujtuar përplasjet e 6 qershorit në Circus Maximus, shpreson që “që çdo formë e zemërimit të rregullave të bllokohet dhe të ndalohet”.