Erdogan: 100 vjet më parë i hodhëm grekët në det, të mos paguajnë të njëjtin çmim

Raportet mes Turqisë dhe Greqisë vijojnë të jenë të tensionuara.

Greqia ka hedhur poshtë dje deklaratën e sekretarit të NATO-s, se mes dy vendeve kishte nisur dialogu.

Përfaqësuesi i qeverisë greke, Stelios Petsas tha se ka vetëm bisedime teknike, por jo dialog.

“Cilido që ka një post publik duhet të veprojë me seriozitet dhe përgjegjshmëri për pozicionin që mban. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka një pozicion të rëndësishëm”, deklaroi ai.

Në këto kushte, kryeministri grek Mitsotakis, pritet sot të kryejë një telefonatë me kancelaren gjermane Merkel.

Por nga ana tjetër, nuk ka qenë aspak e qetë retorika e Erdogan gjatë një fjalimi në ceremoninë e diplomimit të studentëve në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes.

“Ata që sulmuan pavarësinë tonë një shekull më parë, populli turk i varrosi në tokë ose i hodhi në det”, u shpreh Erdogan.