E vendosi diellin në Veri, shpërthen rrjeti ndaj kryebashkiakut të Tiranës: Haram iu qoftë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar një foto pasditen e djeshme të kryeqytetit. Në këtë foto, ajo që bie në sy është photoshopi i tepruar sa edhe diell është vendosur në Veri. Përveç komenteve të ndjekësve të tij të cilët nuk kanë reshtur së talluri kryebashkiakun, se si vazhdon të gënjej deri në këtë pikë, nuk kanë munguar as komentet e njerëzve të njohur.

Një reagim të ashpër ka qenë nga gazetari Amir Shkurti, i cili nuk e kursen fjalët për kryebashkiakun. “Rren edhe për Diellin?! Hallall Erion Veliaj! Dielli në foto është fals. Kurrë nuk kalon në atë pozicion, nga Veriu, Dielli! Por kur këta ditën për diell, rrejnë edhe për Diellin”- shkruan ai në ‘Facebook’. Edhe pedagogu i njohur, Rezart Prifti nuk ka lënë pa e komentuar këtë foto, teksa shkruan me doza ironie: “O ma po këta edhe diellin e vendosin ku u do t**pi”. Aktivisti Genc Sejko shkruan: “Është mbledh Komuniteti Mysliman e po diskutojnë se çfarë të bëjnë me xhamitë e Tiranës tani që dielli ka filluar të lind në veri”- shkruan ai.

Për studiuesin Vehap Kola, kjo është një shenj e madhe Kijameti. “MORALI: Të tjerë premtojnë përmirësimin e cilësisë së diellit, të tjerë ndryshojnë pozicionim e diellit. Dielli në Tiranën false të Erion Velisë lind nga Bubqi. Në eskatologjinë dija për fundin e kohës] e fesë islame, lindja e diellit nga Perëndimi është momenti kur rrokullisja e madhe e jetës nis. SHENJË E MADHE E KIJAMETIT! Hijet e pemëve në drejtim të paditur. Kullat e betonit janë shndërruar në flori. Erion Alkimisti, Erion Kimiku në fakt”- shkruan Kola në ‘Facebook’.

Në foton e kryebashkiakut, ka me qindra komente nga qytetarët të cilët i kërkojnë Veliajit të mos gënjej në mënyrë të tillë. Në këto momente nuk kanë munguar as komentet me ironi të tilla si: E bëre dhe diellin të dalë nga Veriu bravo! E bëmë një xhiro në hemisferën jugore!”- shkruan një komentues. “Sa i mirë je o kryetar, faleminderit që na e solle diellin nga Veriu, se ata të jugut janë shumë mendjemëdhenj dhe nuk e meritojnë. Haram iu qoftë. E tregove dhe njëherë që je me të drejtën dhe vetëm me të drejtën, të na rrofsh sa malet ti dhe partia”- pason një tjetër komentues.