SPORT| Pas Tonalit, Milan merr edhe mesfushorin e Real Madrid

Skuadra e Milanit edhe pse me një buxhet jo pompoz po bën disa goditje për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, pasi pretendon të kapë zonën Champions League. ‘Djalli’ aktualisht është në pritje të Tonalit, mesfushorit të Brescia-s, të cilin ia mori nga duart Interit, pasi këta të fundit më herët kishin një akord me futbollistin.

Së fundmi raportohet se jo vetëm Tonali, i cili nga momenti në moment pritet të hedhë firmën, por edhe një tjetër mesfushor është bërë kuqezi. Sipas ‘Sky Sport Italia’ bëhet fjalë për Brahim Diaz, të cilin do ta marrin me një huazim 1-vjeçar. Në fillim u tha se ishte më të drejtë blerje, por duket se huazimi do të jetë i thjeshtë dhe sezonin e ardhshëm spanjolli do të kthehet te ‘galaktikët’.

Sezonin e fundit 21-vjeçari luajti vetëm 10 ndeshje me Real Madrid, me të cilët shënoi një gol dhe dha një assist.