Kërcimtarët kolumbianë fitojnë Kupën e Botës të Tangos

Një çift kolumbianësh fituan Kupën e Botës të Tangos 2020.

Në vend të konkurrimit në stadiumin “Luna Park” në Buenos-Airesit, konkurruesit u dërguan një video të interpretimit të tyre organizatorëve.

Pas votimit në internet nga mbi 90 mijë shikues, publiku përcaktoi kampionët e këtij viti.

Valentin Arias Delgado dhe partnerja e tij ishin fituesit në kategorinë e skenës.

“Për ne s’kishte problem që kjo kupë bote ishte virtuale, por ajo organizohej nga qyteti i Buenos-Airesit, prandaj kishte rëndësi të madhe dhe meritonte respekt. Sigurisht, u detyruam të ndryshonim pak mënyrën e përgatitjes, sepse nuk kishim vallëzuar bashkë për pesë muaj si pasojë e pandemisë. Por, me të filluar trajnimin, e bëmë me të gjitha forcat,” tha Arias.

Çiftet nga Argjentina, ShBA-ja, Italia dhe Norvegjia ishin ndër finalistët e sivjetshëm të Kupës së Botës së Tangos, që zhvillohej për herë të parë në mënyrë virtuale.

Kjo veprimtari është zhvilluar në Buenos-Aires qysh nga viti 2002, duke përfshirë edhe pjesëmarrës nga vende të tilla të largëta si Japonia e Rusia.