Erdogan sfidon Macron e Micotaqis: Të bashkohen të gjithë armiqtë, Turqia nuk ndalet

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shprehet se në thelbin e aktiviteteve të Turqisë në Mesdheun Lindor dhe në Egje është kërkimi i të drejtës.

Gjatë ceremonisë së hapjes së vitit gjyqësor 2020-2021 në Ankara, lideri turk tha se armiqtë nuk do të mund ta ndalojnë rritjen e Turqisë.

“Përpjekja për të burgosur Turqinë nëpërmjet një ishulli prej 10 km katrorë, duke injoruar madhësinë gjigante prej 780 mijë kilometra katrorë është shprehje e qartë e padrejtësisë dhe mohimit të të drejtës. Ne shprehim me zërin më të lartë kërkesën tonë për të drejtën dhe drejtësinë. Edhe krijuesi ynë në shpërblim të qëndrimit tonë të fortë dhe të sinqertë na hap rrugën në çdo fushë, i prish kurthet dhe i jep fuqi fuqisë tonë. Sado të bashkohen frontet e armiqësisë, nuk do të mund ta ndalojnë rritjen e Turqisë”, tha Erdogan.

Pas vendimit për të shtyrë deri më 12 shtator operacionet e kërkimit të naftës dhe gazit në zonat e diskutuara detare në Mesdheun Lindor, Erdogan deklaroi se Turqia nuk do të kufizohet në brigjet e saj, pasi është vendi me vijën më të gjatë bregdetare në rajonin e Mesdheut