BRITANI| Johnson ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit nuk ka mbaruar, të tjera përballje na presin

Boris Johnson ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit nuk ka mbaruar dhe se te tjera perballje na presin.

Por Kryeministri theksoj se ka vend për optimizëm, duke thënë se ai është “absolutisht i sigurt” se MB tashme mund te menxhoje çdo shpërthim mundshem të virusit vdekjeprurës.

“Pak nga pak ky vend i mrekullueshëm po kthehet në këmbë dhe po shërohet nga kjo krizë”, u tha Kryeministri ministrave te kabinetit të tij gjatë një takimi te mbajtur nen rregullat e distancimit fizik.

“Jemi të përkushtuar … të bëjmë absolutisht gjithçka që mundemi për të ndihmuar,” shtoi ai.

Z. Johnson tha se fuqia punëtore e Mbretërisë së Bashkuar po kthehet në zyrë në “një numër të madh”, duke përfshirë Kabinetin e tij.

I pyetur më vonë se çfarë donte të thoshte kryeministri me “një numër të madh”, zëdhënësi i tij tha se ishte shumë herët për të ndarë të dhënat se sa njerëz ishin kthyer në punë në shkallë vendi.

Ishte hera e parë që Kabineti u takua që kur Parlamenti u ndërpre për pushimet e verës, kohe kur qeveria u detyrua të kryente disa ndryshim ne menyren se si kriza u menaxhua.