Finalja e Superkupës| Tirana gati të marrë hak për humbjen e kupës së Shqipërisë

Sonte nis edhe sezoni i ri futbollistik në vend 2020-2021. Në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 20:00 luhet finalja e Supërkupës së Shqipërisë ku përballë do të jenë Tirana kampione e Shqipërisë dhe Teuta si fituese e Kupës.

Të dyja skuadrat janë të impenjuara në Kupat e Europës por duan të fitojnë edhe trofeun prestigjioz. Egbo thotë se kjo për Tiranën nuk është një hakmarrje dhe pritet të bëjë ndryshime në formacion. Ndërsa Teuata është e motivuar për të bërë të vetin një tjetër trofe dhe për këtë është i bindur edhe trajneri Edi Martini. Ndeshja premton spektakël pasi në lojë është një trofe i lakmuar.