Ç’farë tersi! Edhe Milon e zuri shprehja “t’veshtë bluzën Ed Rama”!

Nga Ylli Manjani

Vesh bluzën e Juventusit, humb Juventusi. Nuk ka burrë nëne ta ngrejë Juven. As Ronaldo nuk i bëri fajde.

Veshi ca ditë, para 3 vitesh dhe një xhup të Bayern, ky i fundit nuk shihej me sy.

Edhe me Barcelonën pati një afeksion ca kohë. Gropë kjo e fundit…

Veshi bluzën e kombëtares Shqiptare, humb Kombëtarja. As stadiumi i ri nuk e largoi tersin…

U bë me kombëtaren Italiane, por u eleminua kjo e fundit që në fazën kualifikuese.

Së fundi doli të mbështesë Milo Gjukanoviçin e Malit të Zi, humbi edhe Milo… Njësoj si para 4 vitesh kur uroi Hillary Klintonin…

E keqja nuk është kjo, por fakti që ky ters drejton Shqipërinë dhe çorodit shqiptarët.

U bë mallkim shprehja “t’veshtë bluzën Ed Rama”!