Sherri në Greqi, flet Meguajër: Isha në panik, u përpoqa të ikja me një prangë në dorë

Kapiteni i Mançester Junajtid, Herri Meguajër, ka thyer heshtjen dhe ka folur për herë të parë pas incidentit të ndodhur në shtetin grek, ku u arrestua në ishullin e Mikonos, pas një zënke jashtë një bari.

Në një intervistë për “BBC” mbrëmjen e djeshme, futbollisti sqaroi këtë incident duke pohuar se e kishte kapur paniku kur e arrestuan dhe mendonte se po e rrëmbenin, pasi policët nuk i dukeshin si të tillë.

Kujtojmë që ditën e martë, kapitenit të Junajtid, iu dha një dënim 21 muaj e 10 ditë burg me kusht, pas gjykimin në ishullin grek të Siros. Ai u shpall fajtor për tentativë për ryshfet dhe dhunë ndaj punonjësve të policisë si dhe për fyerje. Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë një rigjykim të plotë në gjykatën e lartë.

“Ishte e tmerrshme që nuk është diçka që dua ta bëj përsëri, nuk e uroj askënd. Është hera e parë që kisha shkuar ndonjëherë brenda një burgu”, ka thënë fillimisht Meguajër për BBC Sport.

“Unë nuk ndjehem sikur i detyrohem një falje ndokujt – një ndjesë është diçka që ju jepni kur keni bërë diçka të gabuar. Mund t’i kërkojë falje vetëm tifozëve dhe klubit përmes kësaj. Unë mendoj se mund të kishte ndodhur kudo, e dua Greqinë dhe njerëzit atje. Kam shkuar në shumë ishuj për shumë vite. Kam qenë më parë dhe kam kaluar shumë mirë.

Dy burra iu afruan motrës time të vogël dhe e pyeten se nga ishte. E fejuara ime pa motrën time teksa po i shkonin sytë në pjesën e pasme të kokës së saj. Ajo vrapoi drejt asaj pasi e pa që po i binte të fikët dhe po mbetej pa vetëdije. Mendimi im fillestar ishte se ata po na rrëmbenim. U ulëm në gjunjë, i çuam duart në ajër.

Policët filluan të na godisnin, njëri prej tyre më vendosi njërën dorë në pranga dhe po godiste këmbën time duke thënë. Karriera juaj ka mbaruar, nuk ka më futboll, nuk do të luani më. Në atë moment mendova se nuk ka shanse që këta janë polici. Nuk e di se kush janë ata. Unë u përpoqa të ikja me një prangë në dorë. Unë isha në panik, nga frika, u tremba për jetën time. Nuk mendoj si i kam lënduar aq shumë sa më lënduan ata,”, deklaroi Meguajër.

Policia Greke kundërshton këtë version të ngjarjeve dhe në gjykatë u tha se Meguajër, vëllai dhe shoku i tij, sulmuan fizikisht dhe ofenduan zyrtarët e policisë.