Kalendari i Kategorisë Superiore, java e parë starton me sfidën Tirana-Kukësi

Sot në orën 11:00, në ambientet e stadiumit “Air Albania”, u hodh shorti i Kategorisë Superiore për sezonin 2020-2021.

Sezoni do të startojë në datën 12 shtator, ndërkohë që ekipet do të njihen me kalendarin plot 15 ditë para se të nisë kampionati.

FSHF ka vendosur disa piketa, për sa i përket sezonit, teksa deri më 23 dhjetor do të zhvillohen 17 javë të kampionatit dhe në janar ekipet mbyllin fazën e dytë, duke nisur nga 16 janari, kur luhen takimet e javës së 18-të

Java e parë do të hap siparin me një përballje spektakolare mes kampionëve të Tiranës dhe nënkampionëve të Kukësit.

JAVA 1:

Tirana-Kukësi

Teuta-Skënderbeu

Vllaznia-Apolonia

Bylis-Laçi

Kastrioti-Partizani