Teuta kalon në turin e dytë të Europa Ligës, fiton 400 mijë euro

Teuta e Durrësit ka arritur një hap gjigant në Europa Ligë duke e eliminuar në rrethin e parë skuadrën izraelite, Beitar Jerusalem

Skuadra durrësake ishte më e mirë që nga fillimi i ndeshjes dhe e fitoi atë me rezultat të pastër 2-0.

Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Teutën të cilët edhe shënojnë në minutën e gjashtë me anë të Blerim Krasniqit.

Beitar tenton të kthehet në lojë por pa sukses dhe me këtë epërsi përfundon edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Beitar prapë tenton por sukses që të thyejë mbrojtjen e mirëorganizuar të Teutës.

Krejt në fund pas një kundërsulmi në minutën e 87-të, Teuta dyfishon epërsinë duke e siguruar kështu kalimin në rrethin e dytë të Europa Ligës.

Rubin Hebaj do të shënonte për Teutën duke bërë kështu një hap të madh dhe eliminuar një skuadër koxha të vështirë