Britania e Madhe| Efekti Dua Lipa, dyfishohet numri i foshnjave me emrin e saj

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po ndikon në përzgjedhjen e emrave të fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Zyra e Statistikave Kombëtare bëri me dije sot foshnjat me emrin Dua janë dyfishuar përgjatë vitit 2019, krahasuar me vitin 2017.

Së bashku me Dua Lipën, një tjetër personalitet që ndikon te prindërit në Mbretërinë e Bashkuar është aktori i filmit Star Wars, Kylo Ren.

Sipas të dhënave, 126 fëmijë janë quajtur Dua vitin e kaluar, krahasuar me 63 në vitin 2017. Ndërkaq popullariteti i Kylos është rritur që kur kanë nisur seritë e reja të Star Wars, më 2015.

Që atëherë, numri i djemve me emrin Kylo është rritur nga 10 në 67 në vitin 2019. Emrat më popullorë në Angli dhe Uells janë Oliver dhe Olivia, ku mbi 9 mijë fëmijë kanë marrë këto emra vitin që lamë pas.