Veliaj nuk mban mend si iu nxi lëkura gjatë karantinës, thotë se ishte në terren!?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj doli me lëkurë të nxirë nga karantina, që sipas tij, bëri për shkak se u prek nga koronavirusi Covid-19.

Në fakt, të shumta ishin ata që nuk e besuan këtë variant të tij, duke u shprehur se Veliaj kishte qenë 2 javë me pushime dhe nuk ishte i prekur nga koronavirusi.

Dhe kësaj teorieje i ka dhënë zë edhe vetë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Në një intervistë për TCH, Veliaj tha se ishte nxirë për shkak se kishte ndenjur në ballkon gjatë karantinës 2 javore.

Por në një tjetër intervistë, Veliaj do të ndryshonte versionin e nxirjes së tij. Sipas kryebashkiakut, ai është nxirë nga dielli për shkak se gjithë ditën qëndron në terren duke ndjekur punimet.

Lind pyetja: Veliaj tani ka nisur të mos mbaj mend edhe gënjeshtrat që thotë, duke dhënë variante të ndryshme për të njëjtën ngjarje