Marigo Posio, qëndistarja e flamurit (23 gusht 1932)

Si sot mbylli sytë vajza atdhetare që qëndisi shqiponjën dhe flamurin që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912.

Marigo Pozio, me mbiemrin e vajzërisë Poçi, lindi në Korçë, më 2 shkurt 1882 dhe vdiq në 23 gusht 1932.

Ishte e bija e priftit Kosta Poçi dhe e Lenka Ballaurit me prejardhje nga Voskopoja.

Ajo kishte dhe dy motra: Urani Poçin (e martuar me Kristo Floqin) dhe Angjeliqi Poçin (e martuar me Koço Kottën, kryeministër në kohën e mbretit Zog).

Sipas Zhaneta Poçit, mbesë e Marigo Pozios, Marigoja e qëndisi flamurin kombëtar sipas një modeli të Dom Mark Vasës, për pajën e saj, qëkurse ishte çupë. Këtë flamur ajo ia dha Ismail Qemalit.

Marigoja 18-vjeçare e qëndisi flamurin në një copë që e kishte blerë nga një tregtar me mbiemrin Diamanti.

Më pas në gjithë dritaret e asaj godine janë valëvitur flamujt e stamposur nga Marigoja me përmasa 70 – 40 cm, me shkabë në mes dhe anash me shkrimin: “Rroftë Shqipëria”.

Marigoja u martua me Jovan Pozion nga Hoçishti i Devollit. Familja u vendos më vonë me banim në Vlorë. Marigo do të lindte tri vajza, Evridhiqin, Fereniqin dhe Lirinë. Evridhiqi u martua me një ushtar italian dhe emigroi.

Marigoja shkruante dhe botonte në shtypin e kohës dhe mjaft poezi.

Familja vuajti nga një sërë fatkeqësish, së pari me fëmijët e tyre, dhe më vonë me shëndetin e Marigosë për shkak të tuberkulozit. Kristo Floqi ngriti zërin më 9 dhjetor 1928 duke akuzuar autoritetet shqiptare se kishin harruar kontributin e Marigosë.

Ajo nuk e mori “statusin e veteranit”, ashtu si shumë të tjerë. Gjatë viteve të fundit të jetës madje kishte humbur shikimin. Vdiq e lënë pas dore dhe u harruar në vitin 1932, në moshën 40-vjeçare, dhe u varros në Manastirin e Zvërnecit.