Bajern Mynih kampion i Champions League për herë të 6-të

Një parisien i “vret” ëndrrën sheikëve të PSG-së! Bajern Mynih kampion i Champions League për herë të 6-të! Skuadra gjermane ka mposhtur me rezultatin 1-0, PSG-në në finalen e madhe në Lisbonë, falë golit të futbollistit nga Parisi, Koman, i cili në minutën e 59-të, tundi rrjetën, me një gol mjaft të bukur me kokë!

Pavarësisht përpjekjeve dhe yjeve në fushë, skuadra e Tuhel, nuk arriti të ngrinte për herë të parë trofeun më të rëndësishëm në Europë për klube, duke u larguar me kokën poshtë nga Portugalia!

FT: PSG-BAJERN MYNIH 0-1

KOMENTI LIVE:

90+2′ Rast fantastik i parisienëve për të barazuar rezultatin, por Çupo Moting, nuk shtyn dot topin në rrjetë!

90′ Akordohen 5 minuta shtesë!

80′ Bavarezët menaxhojnë mirë avantazhin! PSG shfaq shenja lodhje!

70′ I pakalueshëm Nojer, që i mohon një tjetër gol të sigurt PSG-së, duke ndalur me këmbë gjuajtjen e Markinjos.

66′ PSG këkon golin e barazimit, por as Mbape dhe as Di Maria nuk kanë arritur të finalizojnë siç duhet!

59′ GOOOOOL BAJERN 0-1/ Parisieni Koman ndëshkon PSG-në me një goditje të bukur me kokë brenda zonës!

46′ Starton pjesa e dytë! 45′ Pjesa e parë mbyllet me pretendim për penallti të Bajernit, pas rrëzimit brenda zonës të Komanit, por gjyqtari Orsato nuk është i këtij mendimi.

43′ Dirthërima në portën e Nojer, Mbape shpërdoron një rast ideal shënimi! Gjuajtja e francezit ishte qëndorore dhe u ndaj nga gardiani gjerman.

32′ Levandovski godet bukur me kokë pas një harkimi nga e djathta, por për fat të mirë të francezëve, gjuajtja ishte qëndore dhe u ndal nga portieri Navas.

28′ Tjetër rast i rrezikshëm në portën e Bajernit, provon Herrera me një gjuajtje të befasishme, vendimtar devijimi i Goreckës që i ndryshon udhën topit!

25′ Zëvendësim te Bajerni, largohet Boateng i dëmtuar, vendin e tij e merr Zyle.

23′ Kundërsulm i frikshëm i PSG, Di Maria shpërdoron një rast ideal, duke goditur keq brenda zonës. Topi shkon mbi kuadrat.

21′ Shtylla i mohon golin e avantazhit Bajernit, pas tentativës së Robert Levandovskit, me fat francezët.

17′ Fantastik Manuel Nojer, që i mohon një gol të sigurt Nejmarit, duke bërë pritje shpëtimtare në 2 kohë.

1′ Starton finalja e madhe!

FORMACIONET ZYRTARE:

PSG: Navas, Thiago Silva, Kimpembe, Kehre, Markuinjos, Bernat, Herera, Paredes, Mbape, Nejmar, Di Maria.

BAJERN MYNIH: Nojer, Boateng, Alaba, Dejvis, Kimish, Alkantara, Gorecka, Gnabri, Koman, Myler, Levandovski.