Nga Oliver Serani –

BERLIN – Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përjashtuar idenë se tifozët do të hyjnë në stadiume gjatë ndeshjeve të Bundesligës, bëjnë të ditur burime nga partia e saj kristian-demokrate (CDU).

Në takimin e parë virtual të drejtimit të CDU-së pas pushimeve të verës, burimet thanë se Merkel e kishte bërë të qartë se nuk mund të ketë lehtësim të mëtejshëm të kufizimeve për koronavirusin në futboll duke pasur parasysh një rritje të rasteve në Gjermani.

Ministrat e Shëndetësisë të landeve gjermane kishin rënë dakord më parë se hapja e stadiumeve për tifozët përpara 31 tetorit nuk ishte e këshillueshme.

Liga Gjermane e Futbollit pranoi vendimin pavarësisht se ishte dakord me klubet se ata mund të kishin një numër të kufizuar tifozësh