SHBA i dhuron Shqipërisë 32 mijë teste për Covid-19

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar vendin tonë 32,160 teste për Covid-19.

Lajmin e bëri të ditur ambasadorja amerikanë Yuri Kim, përmes një postimi në Twitter.

Testet u dhuruan nga USAID Albania për Institutin e Shëndetit Publik dhe QSUT.

Gjithashtu, USAID dhuroi edhe një makinë të automatizuar nxjerrëse që pastron ARN-në.