Ekipi gjerman e nisi nga liga e tretë, sot u kualifikua në gjysmëfinalen e “Champions”


Leipzig arriti një fitore historike duke u kualifikuar për herë të parë në histori në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ekipi gjerman që vjen nga qyteti i vogël gjerman me 600 mijë banorë ka bërë historinë sonte duke u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, raporton Gazeta Express.

Kujtojmë se kjo skuadër para gjashtë viteve luante në Ligën e Tretë të Gjermanisë.

Ishte pikërisht sezoni 2013/14 kur Leipzig nga Liga e Tretë ishte promovuar në Bundesliga 2 ku kishte luajtur dy sezona.

Nga viti 2016 Leipzig për katër vite arriti që të kualifikohet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ky pa dyshim që është një sukses i jashtëzakonshëm i Leipzig, pasi që një gjysmëfinale në Champions shumë skuadra të mëdha luftojnë me vite për të shkuar, por ata e arritën atë pas katër viteve.

Sigurisht, për këtë më meritori, sipas mediave gjermane është trajneri i kësaj skuadre Julian Nagelsmann.