OREKS | Mojito kinez, Limoni i athët, sheqeri dhe rumi përzien me çajin Anji

Limoni i athët, sheqeri dhe rumi përzihen dhe tunden brenda një ibriku, pastaj shtohet çaj i bardhë Anji dhe më pas zbukurohet në gotë me një fetë limon të freskët. Kështu kemi një çaj Mojito i ri me stil modern.

Ky është çaji i preferuar në çajtoren “Takohemi me çajin” në qytezën Anji të provincës Zhejiang të Kinës juglindore. Pronari i çajtores, Jiawei sapo ka përgatitur një gotë çaji modern.

“Kam shtuar çajin e bardhë Anji në koktejin “Mojito”, duke e bërë me shije shumë të mirë.”tha Jiawei.

Jia Wei ka lindur në fshatin Huangdu të qytezës Anji, ku janë mbjellë shumë bimë çaji. Në të kaluarën, çaji i vendlindjes së tij shitej me çmim të ulët dhe prindërit e tij duhet të punonin përkohësisht në qytete të tjera ku përfitimet ishin më të shumta.

Jia Wei përfundoi studimet në degën e projektimit të mjedisit të Universitetit Normal Zhejiang. Në vitin 2013, viti i 5-të pas diplomimit, ai u kthye në vendlindjen e tij dhe trashëgoi zanatin e të atit për mbjelljen e çajit.

Çaji Anji është shumë aromatik dhe aroma e tij zgjat gjatë. Ai është shumë i njohur në provincën Zhejiang. Jia Wei-së i lindi idenë e menaxhimit të çajtores duke futur një pije moderne dhe ndërthurur me këtë çaj.

Në çajtoren e tij, Jia Wei krijoi jo vetëm çajin e ri të “Mojitos”, por edhe çajin e kuq Anji me limon. Jia Wei bëri shumë prova për të bërë çajin e kuq Anji. I ati kujton se në provën e parë të bërjes së çajit të kuq, ata pësuan një humbje prej 5-6 mijë juanë, por përsëri ata nuk hoqën dorë nga provat e vazhdueshme.

Në fund, Jia Wei dhe grupi i tij kapërcyen vështirësinë e fermentimit të çajit të kuq dhe përcaktuan proceset standarde të prodhimit të çajit të bardhë dhe çajit të kuq, duke krijuar markën e tyre të çajit.

Duke u frymëzuar nga suksesi i Jia Wei-së, gjithnjë e më shumë studentë të diplomuar nga universitete të ndryshme po kthehen në vendlindjet e tyre në fshatin Huangdu, për të nisur biznesin e tyre, turizëm me biçikletë në kopshtin e çajit, turizëm në vjeljen e çajit etj. Sot në kopshtet e vjetra të çajit po shihen gjithnjë e më shumë biznese të reja