Këngëtarja Bebe Rexha shtrohet me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, ja çfarë zbuluan

Bebe Rexha ka treguar së fundmi se vuan nga infeksioni i sinusit, i cili i ka shkaktuar probleme të mëdha shëndetësore. Disa ditë më parë ajo rrëfeu se prej ditësh qëndronte e shtrirë në shtrat për shkak se ndihej e lodhur, nuk mund të merrte frymë dhe kishte dhimbje të fuqishme koke.

Ditën e sotme Bebe ka treguar se gjendja e saj është rënduar dhe për këtë arsye është detyruar të shtrohet me urgjencë në spital. Këngëtarja ka publikuar në “Instagram” foto dhe video nga shtrati i spitalit dhe në to ajo shfaqet me serum në duar.

Bebe ka treguar se ajo ka kryer një vizitë dhe mjekët i kanë thënë se duhet të bëjë një operacion në hundë, për të larguar infeksionin e sinuseve.

“Unë shkova te doktori për infeksionin tim të sinuseve, që nuk është duke u larguar dhe zbulova se duhet të kryej një operacion brenda në hundë, sepse është devijuar dhe kjo është arsyeja pse kam marrë infeksion të sinuseve”, ka thënë Bebe.

Ajo ka postuar dhe një foto në të cilën shfaqet shumë e lodhur, shoqëruar me mbishkrimi: “Dua mamin tim”