Femrat në politikë, flet Erla Mëhilli: Topalli tip i vështirë, Tabaku goc Tirone. Në PS nuk ka njeri me karakter

Ish-zëdhënsja e PD-së, Erla Mëhilli ishte e ftuar në emisionin “Pushime On Top” në ekranin e Top-Channel, për të ndarë disa momente nga pushimet dhe jeta e saj. Tashmë, rrallë shfaqet në ekran, dhe kureshtja për vajzën simpatike, që u bë zëri i PD-së, është e madhe.

Erla ka komentuar femrat e politikës, duke veçuar Jozefina Topallin, për të cilën ruan respekt dhe simpati.

“Kam shkuar mirë me të gjitha. Kam shkuar mirë me Jozefinën. Jozefina sado tip i vështirë mund të ketë qenë, me mua ka shkuar gjithmonë mirë. Ruaj kontakte dhe sot e kësaj dite, kam respekt maksimal për të, tha Erla.

E pyetur për femrat e politikës që vlerëson nga të dy kahet, Erla tha se në PD, çmon Jorida Tabakun, ndërsa mes emrave të PS-së, zgjodhi Arta Daden dhe ish-zv/ministren e Financave, Irena Beqiri.

Nga PD sot më pëlqen Jorida Tabaku. E kam shoqe, është ambicioze punëtore, goc tirone, figure e paster. Arta Dade është një femër që e vlerësoj në Partinë Socialiste. Nga politikanet e sotme ne PS nuk mund te zgjedh sepse nuk shof njeri me karakter mes tyre.

Sa i përket kohës së lirë dhe argëtimit, Erla edhe pse një nënë me fëmijë, shprehet se gjen më tepër kohë gjatë ditës ndërsa foli edhe për shijet muzikore.

“Më shumë jam e lirë gjatë ditës. Pëlqej muzikën italiane, Rock, Folk, Hip-Hop”, tha Erla në Top-Channel.