COVID19 | Gjetjet e reja në lidhje me rolin e vitaminës D në situata të ndryshme

Gjetjet e reja në lidhje me rolin e vitaminës D në situata të ndryshme, së bashku me udhëzimet e fundit mjekësore në lidhje me vitaminën D në epokën e COVID-19, rezultuan në temën më të diskutueshme klinike të kësaj jave.

Rezultatet e një studimi të publikuar në internet në FEBS Journal treguan që nivelet e ulëta të vitaminës D në plazmë janë një faktor rreziku i pavarur për infeksionin dhe shtrimin në spital të COVID-19 . Studimi i madh, i bazuar në popullatë zbuloi se një përqindje e lartë e pacientëve që testuan pozitiv për COVID-19 kishin përqendrime të ulëta të vit .D, rreth 90%.

Studimi gjithashtu lidhi nivele të ulëta të vitaminës D në plazme me një gjasë të shtuar të shtrimit në spital për infeksionin COVID-19. Studiuesit thonë se këto gjetje duhet të shtyjnë mjekët që të monitorojnë rregullisht nivelin e vitaminës D të pacientëve, në mënyrë që t’i mbajnë ata në intervalin optimal për shëndetin e përgjithshëm dhe të ndihmojnë potencialisht në një përgjigje imune ndaj COVID-19.

Për sa i përket udhëzimeve specifike, gjashtë shoaqata mjekësore nga e gjithë bota lëshuan kohët e fundit rekomandime të përbashkëta që theksojnë rëndësinë qe individët të marrin dozën e rekomanduar ditore të vitaminës D gjatë pandemisë. Shoqata Amerikane për Kërkime të Kockave dhe Mineraleve, Shoqëria Endokrine dhe Shoqata Amerikane e Endokrinologëve Klinikë, ndër të tjera, nxorën “Udhëzimin e Përbashkët për Vitaminë D në epokën e COVID-19”.

Thelbësore për udhëzimin është rekomandimi për të ekspozuar drejtpërdrejt lëkurën në rrezet e diellit për 15-30 minuta në ditë, ndërsa te kujdeseni që të shmangni djegien nga dielli. Ata gjithashtu vunë re se plotësimi me 400-1000 IU Vitamine D çdo ditë mund të ndihmojë në mbajtjen e niveleve në vlera optimale, veçanërisht pasi ekspozimii i jashtëm ka rene duke pasur parasysh përhapjen e vazhdueshme të COVID-19.

Studimet e fundit kanë ekzaminuar gjithashtu rolin e vitaminës D në patologji të tjera. Hulumtimet e publikuara në revistën Cancer treguan se marrja e vitaminës D para fillimit të terapisë së kontrollit të pikës imunitare (ICI immune checkpoint inhibitor therapy – (ICI) uli rrezikun për kolitin e lidhur me trajtimin. ICI mund të përmirësojë në mënyrë dramatike rezultatet për pacientë të caktuar me kancer, por gjithashtu mund të shkaktojë reaksione serioze inflamatore dhe ngjarje anësore të lidhura me imunitetin. Më e shpeshta dhe me e rënda nga këto reaksione anësore është koliti. Inkurajuese, studimi zbuloi se përdorimi i vitaminës D ishte i lidhur me një shans të ulur 65% të zhvillimit të ICI kolitit

Një studim i veçantë jashtë Mbretërisë së Bashkuar zbuloi se përqendrimet më të larta të vitaminës D ne serum janë të lidhura ne menyre jo lineare me një rrezik më të ulët për të gjitha shkaqet, sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekshmërinë e kancerit. Gjetjet nga më shumë se 365,000 pjesëmarrës sugjerojnë që pragjet prej 45-60 nmol / L mund të paraqesin një objektiv të mundshëm për të zvogëluar rrezikun për vdekje të parakohshme, e cila duhet të konfirmohet në studimet e kontrolluara.
Nga roli i saj në COVID-19 tek lidhja e saj me kushte të tjera serioze, vitamina D mbetet fokusi kryesor i hulumtimeve dhe e ka bere temen kryesore klinike te këtij trendi me COVID-19