Greqia ndalon therjen e kuajve. Edhe Italia drejt këtij vendimi

Greqia ndalon therjen e kuajve. Vendimi i marrë që nga 29 korriku ndalon masakrimin e kuajve në vend e për rrjedhojë as përdorimi i tyre për mish, lëkurë, ilaçe dhe produkte të ndryshme. Italia mbështeti vendimin e marrë nga Greqia.

“Ne jemi të kënaqur me këtë lajm, dhe për më tepër është simbolike që vjen nga ai që konsiderohet djepi i civilizimit. Ne gjithashtu do të bashkëpunojmë me ta në të ardhmen, siç kemi bërë tashmë me shoqata të ndryshme në Evropë dhe kontinente të tjera, për të forcuar rrjetin në mbrojtje të këtyre kafshëve”, deklaroi Sonny Richichi.

Edhe Italia ka si qëllim të bëjë të njëjtën gjë.