SPORT| Champions League, luhen ndeshjet e mbetura të 16-shes

Liga e Kampioneve të Evropës luan të premten dhe të shtunën ndeshjet e kthimit që kanë mbetur nga turi i 16-shes, që ishin shtyrë për shkak të epidemisë së virusit korona. Në fakt, 4 prej çifteve i kanë mbyllur ndeshjet e kthimit dhe madje janë njohur edhe dy çiftet e para të çerekfinaleve, që janë Lajpcig-Atletiko e Madridit dhe Atalanta-Paris SG. Ndërkohë, 4 çiftet e tjera i luajtur të premten dhe të shtunën ndeshjen e kthimit dhe Reali i Madridit do të kërkojë të përmbysë humbjen 1-2 të pësuar në shtëpi, kur të vizitojë Mançester Sitin, ashtu sikundër synon të bëjë edhe Juventusi, kur të presë Lionin, me francezët që e kanë fituar minimalisht ndeshjen e parë në shtëpi. Barcelona pret Napolin pasi ndeshja e parë, e luajtur në Itali, është mbyllur 1-1, ndërsa Çellsi viziton Mynihun duke synuar të përmbysë humbjen 0-3 që ka pësuar në shtëpi përballë Bajernit në takimin e parë