Kryeministri i Kosovës Hoti del me Koronavirus pas testit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Hoti thotë se nuk ka shenja apo simptoma përveç një kolle shumë të lehtë.

Tutje, Hoti njoftoi se për dy javët e ardhme do të jetë në izolim, ndërsa obligimet shtetërore do t’i kryej nga shtëpia.

“Sot e kam bërë testin për covid-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Nuk kam shenja, përveç një kollë shumë të lehtë. Nga sonte jam në izolim për dy javët në vazhdim. Do të kryej obligimet nga shtëpia”, shkruan Hoti.

Përvec kryeministrit, edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka dalë pozitivm e Covid-19.

Gjithashtu edhe shefi i Hotit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka njoftuar se kishte dalë pozitiv me koronavirus, megjithatë i pari i LDK’së ka njoftuar para pak dite se është shëruar nga virusi.