Basha, lider që duhet mbështetur!

Redaksionale

Lulzim Basha iu bind dëshirës së demokratëve për ta denoncuar sistemin, për ta përmbysur tavolinën e hileve, duke djegur mandatet. Djegia e mandateve nuk ishte diçka e lehtë dhe pa pasoja. Pasoja e atij veprimi ishte rënia e parlamentit nën kontrollin e Edi Ramës dhe, Rama, abuzoi duke ndryshuar kushtetutën, për të ndaluar koalicionet parazgjedhore. Krimineli është kriminel.

Sot, demokratët, anëtarët e PD, struktura e PD, simpatizantët e PD, kanë vetëm një rrugë dhe vetëm një detyrë; të fitojnë zgjedhjet, ta sjellin Partinë Demokratike në qeveri dhe liderin e saj Lulzim Basha, kryeministër të Shqipërisë. Demokratët nuk duhet të dekurajohen, nuk duhet të mërziten, nuk duhet të dorëzohen, pikërisht tani kur fitorja është e mundshme. Kjo do të ishte katastrofë dhe do të hidhte poshtë gjithçka që është ndërtuar në këto vite opozitë. Media pro Edi Ramës, pa dyshim, do të propagandojë sikur me ndalimin e koalicioneve, opozita mori fund, kjo me qëllim për ta dëmtuar opozitën.

Mirëpo kjo nuk është e vërtetë, është manipulim. Opozita e Bashkuar e udhëhequr nga PD, ka mundësi reale për të fituar 850 mijë deri 900 mijë vota. Nuk ka rëndësi me çfarë formule e me çfarë liste do të thithen këto vota, rëndësi ka që këto vota të fitohen dhe të ndërtohet një qeveri e qëndrueshme PD + Aleatët. Demokatët duhet të shtrëngojë radhët. Duhet ta mbështesin liderin e tyre të cilin vetë ata e kanë nominuar për ta bërë kryeministër. Demokratët duhet të çojnë në fund synimin e tyre për të fituar zgjedhjet e të mos bien viktima të prooagandës. Dhe zgjedhjet fitohen, jo duke u përçarë, jo duke u zemëruar kot, jo duke u treguar të dobët e disfatistë por duke kuptuar se situata e re e krijuar është pasojë e vendimeve të partisë për tu larguar nga sistemi, vendime të drejta, të mbështetura masivisht nga vetë demokratët. Për problemin e ri, ka zgjidhje të re. Ndaj demokratët duhet ta ndjekin me besnikëri lidershipin e partisë në mënyrë që Edi Ramës t’i dështojë në mënyrë të turpshme plani për t’i shpëtuar ndëshkimit popullor përmes manovrave. Janë të gjitha mundësitë për të fituar, duhet vetëm qetësi dhe strategji. Rama nuk i ka votat, prandaj kacavjerret me manovra e ndryshime kushtetuese.