Tiranë | Merr flakë një makinë tek ‘rruga e Durrësit’

Tiranë- Një makinë është shkrumbuar nga flakët në rrugën e “Durrësit” pasditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 16:25, ndërsa makina është në pronësi të K.SH.

Sipas policisë zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.08.2020, rreth orës 16:25, në rrugën e “Durrësit”, si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit, ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues K.SH., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.