Sport | Nesër do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë, ja kërkesa e FSHF për instancat shtetërore

Federata Shqiptare e Futbollit, përmes një postimi për mediat, njofton se finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës do të luhet nesër, në stadiumin ‘Air Albania’. FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Postimi i plotë:

Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin #AirAlbania.
#FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.
Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një #finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës.