PD: Aferë korrupsioni me Polin e Drejtësisë, qeveria bleu pronën që e fali 7 vjet më parë

Partia Demokratike denoncon nje tjeter afere korruptive qe sipas saj qeveria e Edi Rames ka ndermarre ne menyre sekrete per ndertimin e godines se njohur me emrin “Poli i Drejtesise”.

Opozita publikoi disa dokumente qe sipas saj vertetojne blerjen nga qeveria te prones qe i fali Dhomes Kombetare te Avokatise, shtate vite me pare.

Ne mungese transperence, Partia Demokratike i kerkon qeverise te publikoje kontraten e lidhur me Dhomen e Avokatise.

Duke iu referuar vleres jo zyrtare te publikuar ne media qe arrin ne 11 milione euro, opozita thote se kjo shifer eshte abuzive.

PD akuzon Edi Ramen per shperdorim te milionave euro te shqiptareve te demtuar ekonomikisht.

Per kete çeshtje, PD thote se spak ka detyrimin te hetoje, por institucioni i cili u ngrit per te luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin ne nivele te larta nuk po reagon per keto afera.