Njihuni me vajzën e talentuar në politikë që u kandidua për deputete nga dega e PD në Belgjikë

Partia Demokratike dhe kryetari saj z. Lulzim Basha u premtuan shqiptareve, elektoratit, antareve dhe simpatizanteve te saj se do te jene ata te cilet do zgjedhin dhe vendosin se kush do jene perfaqesuesit e tyre ne zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare,si dhe premtimin per perfshirjen dhe perfaqesimin diaspores duke i dhene ze pjeses shqiptare ne mergim. Ne keto zhvillime shume te rendesishme politike ne Shqiperi edhe ne si dege e rendesishme e PDSH per Belgjiken ne permbajtje te udhezimit te Partise Demokratike si dhe duke u permbajtur vlerave me te mira europiane vleresuam c’do propozim te sugjeruar. Pas diskutimeve te shumta anetaret dhe kryesia e PD dega Belgjike ka perzgjedhur ne unanimitet te plote znj Denisa Sokol Nela si propozimin e saj per kandidat per deputet ne zgjedhjet politike qe do te mbahen me 2021. Denisa Nela prej kohesh ka qene e angazhuar ne aktivitet te shumta kulturore dhe politike ne mbeshtetje te nevojave dhe zhvillimeve demokratike te Shqiperise dhe shqiptareve.