I’u duk termometri si armë, shikoni çfarë bën pjestari i klubit brazilian ( Video )

Brazili është një ndër shtetet më të prekura nga pandemia e koronavirusit. Mbi 2 milion e gjysmë persona janë infektuar dhe 92568 njerëz nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me Covid-19. Klubet braziliane po tregohen shumë të kujdesshme në zbatimin e masave mbrojtëse dhe protokollit sanitar.

Një episod i veçantë u regjistrua përpara nisjes së kësaj sfide. Një pjesëtar i klubit, i cili nuk e kishte mendjen në momentin sapo zbriti nga autobusi, u befasua kur pa termometrin përpara fytyrës.

Instinktivisht ngriti duart lart, pasi me siguri që ajo çfarë pa iu duk si një armë. Video e tij u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, aty ku ka krijuar ilaritet te tifozët e shumtë.