Covid-19 | MSH: Ndërrojnë jetë 4 pacientë, regjistrohen 120 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetë katër pacientë me koronavirus, si dhe janë regjistruar 120 raste të reja infektimi.

Siç bën me dije MSH, viktimat janë një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri.

Ndërsa, shpërndarja e rasteve të reja është si vijon: 57 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 8 në Kavajë, 7 në Krujë, 6 në Elbasan, 5 në Korçë, nga 4 raste në Kurbin, Pogradec, nga 3 raste në Lushnje, Tropojë, nga 2 raste në Shkodër, Tepelenë, nga 1 rast në Vlorë, Divjakë, Belsh, Prrenjas.