Ç’ndodh në trurin e njerëzve të pushtetshëm?


Nga Selim Kurti
______________
Ç’ndodh në trurin e njerëzve të pushtetshëm?
Sa herë vëmë re teprime, agresivitet, ftohtësi, mospërfillje e arrogancë te pushtetarët, a nuk pyesim: si e tjetërsoi pushteti kështu këtë njeri? Ishte aq i mirë! E njoh që fëmijë!

Pas studimeve të kujdesshme, përfundimi i neurobiologëve është i qartë: një subjekt i pushtetshëm, vepron si të kishte pësuar një traumë cerebrale!

Quhet paradoksi i pushtetit.
Kur njerëzit fitojnë pushtet, humbasin disa cilësi themelore të trurit: bëhen më pak empatikë, më pak perceptivë, më pak të gatshëm për t’i kuptuar të tjerët.