Aksident i rëndë në Peqin | Përplasen makinat, humb jetën pasagjeri 55-vjeçar, plagosen 2 shoferët

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Peqin.

Njoftohet se në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues 67-vjeçarin H.R., banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin 38-vjeçarin M.K., banues në Maqedonin e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi 55-vjeçari A.N., banues në Tiranë, i cili ishte pasgjer në mjetin tip “Suzuki”,si dhe janë plagosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.