Shurrosja e themeleve të shtetit

Nga Roland Lami

U shurros tradita disa vjecare ku opozita legjitimon ndryshimet e kodit zgjedhor dhe jo qeveria legjitimon propozimet e veta.

U shurros kushtetuta me opozite parlamentare qe nuk dine ne emrin e kujt flasin, cilen zone zgjedhore perfaqesojne dhe ne emrin e ciles logo partiake identifikohen.

U shurros kushtetuta ne kushtet e mungeses se Gjykates Kushtetuese, mungeses se nje opinioni nga Komisioni i Venecias, debatit publik dhe mungeses se aprovimit nga ana e opozites jashte parlamentare qe perfaqeson mbi 750.000 vota referuar 2017. Precedenti i dyte mbas 1998.

U shurros parimi i barazise ne gare duke vendosur rregulla favorizuese per nje pale dhe diskriminuese per palen tjeter. Pra u ndoq parimi topin e kam une penalltin e gjuaj vet.

U shurros parimi i listave te hapura pasi ato jane pjeserisht te hapura. Pra ka dhe konkurrence dhe emerim. Njera perjashton tjetren Nje formule sui generis.

U shurros parimi i kufizimit te vendimmarjes se kryetarit ne lista, pasi ky i fundit ne shumicat e zonave zgjedhore percakton kandidatet fitues kush do jene, shume pak i mbetet publikut te vendos se cilin do zgjedh. Parim miks sui generis dhe ky.

U shurros marreveshja e 5 qershorit mjafton ti referohesh ndryshimeve kushtetuese te 30 korrikut. Pra heqjen e koalicioneve parazgjedhore te kuptosh kotesine e votimit ne parlament me 23 korrik.

U shurros konsistenca e nderkombetareve qe para 30 korrikut shenjteronin keshillin politik dhe mbas 30 korrikut shenjterojne parlamentin.

U shurros opozita parlamentare qe publiku te kuptoj eshte me mire nje tender sesa nje parim politik apo kushtetues.

U shurros garancia per standarte zgjedhore qe pa filluar mire gara elektorale.

U shurros nje nder kriteret e BE per thirrjen e konferences se pare nderqeveritare.

U shurros serioziteti i legjislativit qe voton pro dy marreveshje per sistemin zgjedhor qe perjashtojne njera tjetren.

U shurros nje pjese e mire e mediave qe urojne zotin dhe pronarin qe kane mbyllur emisionet ne keto kohe te veshtira per qeverine.

U shurros nisma e nje pjese te mire te shoqerise civile qe me shume kishte rendesi parimi i heqjes se koalicioneve para zgjedhote sesa listat e hapura.
.