Shteti europian i cili sapo hapi kufijtë me Shqipërinë | Faktor.al

Tirana International Airport ka njoftuar se shteti i Austrisë ka hapur fluturimet me Shqipërinë, ndërsa më herët raportuam se një vendim të tillë e ka marrë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

TIA njofton se janë 35 fluturime të planifikura nesër ndërsa, Austria dhe një linjë direkte në Frankfurt do të rihapen.

“Austria hap fluturimet me Shqipërinë, ndonëse veç rezidentët EU përfitojnë për momentin. Lufthansa, pas 5 muaj pezullim, rifillon fluturimet me Frankfurtin. 35 Fluturimet e konfirmuara për datën 01.08.2020”, njofton TIA.

Austria pritet të heqë ndalimin e udhëtimit të saj për fluturime nga vendet e Ballkanit Perëndimor më 1 gusht dhe vendimi hyn në fuqi mesnatën e sotme. Sipas një Njoftimi për Airmen (NOTAM) kufizimet e fluturimit që ndaluan fluturimet nga 18 vende, përfshirë Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, nga ulja në aeroportet austriake, do të përfundojnë në mesnatën e 31 korrikut.

18 shtetet që e kishin ndaluar përkohësisht aterrimin në aeroportin e Vjenës, lejohen të aterojnë përsëri, por megjithatë, u raportua gjatë pasdites së sotme, se të gjithë udhëtarët që vijnë nga zonat e rrezikut duhet të dëshmojnë testin PCR negativ.

Nga data 1 gusht Austria ka vendosur të heq ndalimin e kufijve. Ndalimet e fluturimit nga 18 vende do të përfundojnë në mesnatën e 31 korrikut. Kështu thuhet në një njoftim për shtyp të bërë nga Aeroporti i Vjenës.