Centralizimi absurd i pushtetit!

Nga Isa Myzyraj

Pandemia e koronavirusit, sigurisht që ka sjellë një situatë të jashtëzakonshme në të gjithë globin.
Në Shqipëri, ka ndodhur diҫka shumë interesante, që ka shumë shpjegime.
Për shembull, ҫdo vendim, ҫdo akt normative, është miratuar dhe prezantuar nga pushteti qëndror kryesisht në faqen e Kryeministrit .
Pushteti lokal në Shqipëri duket sikur nuk ekziston, dhe vendi është kthyer në një mbretëri pa oborr mbretëror, por vetëm me një mbret supreme që vendos për gjithҫka, dhe ministrant janë vetëm zëdhënës.
Nuk dëgjuam KURRË një Kryetar Bashkie të flasë për situatën në bashkinë e tij, nuk dëgjuam një propozim bashkish si të dilet nga kjo situatë në Bashkitë e tyre .
Kosova, që është shembull i afërt për shembull, Kryetarët e Komunave atje kanë marrë vendime, dhe bëhen ҫdo ditë lajm në mediat e Kosovës, sepse kanë pavarësi pushteti.
SHBA nëse doni, që është shembull i largët, gurvernatorët dhe kryetarët e Bashkive kanë dalë jo në pak raste kundër qeverisë Federale.
Këtu, në të gjithë territorin e Shqipërisë a thua ka vetëm një drejtues, dhe vetëm një që thotë, TË BËHET, dhe ajo gjë bëhet.
Ky centralizim pushteti, dhe heqje e ҫdo vendim-marrje për Pushtetin Lokal është i frikshëm dhe mendoj absurd sa më ska.