Mbytën një anije luftarake për arsye “turistike”, oligarkike

Sot u krye një ceremoni në det !
Mbytën një anije luftarake për arsye “turistike”,më saktë oligarkike.

Ky ishte lajmi rrufe i përhapur që solli dhe më pas reagime të shumta, duke parë që aty asistoi edhe ministri i turizmit, zv/ministri mbrojtjes, komandanti i FLD-së etje.

Sot pamë një ceremoni të denjë dhe shumë emocionale ! Vdiq një anije ! Një anije që e kish kryer misionin e saj qysh nga ’74. Ish Kineze, Ruse apo Amerikane nuk ka rëndësi, siç nuk ka rëndësi seç “çudira” ajo mund ti sjellë turizmit !

I shërben oligarkëve të rezertove të Palasës dhe Dhërmiut të bëjnë zhytje, trajnime, si aventurë personale, me asetet shtetërore. Kujtojnë se na bëjnë budallenj kur thonë se e bëjmë për turizmin dhe në fakt kujdesen aq shumë sa në sfond duken rezortet e oligarkëve.

Video