A e kupton Erion Veliaj pse e urrejnë kaq shumë?

“As armikun mos e pafsha…” është një kod fisnik shqiptar për mishërimin. Një njeri i sëmurë meriton më së paku heshtje. Këtë kod ndoqi sot faktor.al për të dhënë lajmin mbi prekjen me Koronavirus të kryebashkiakut Erion Veliaj. Korrekt dhe telegrafik. Kaq mjafton.

Përtej kësaj, ka diçka më të madhe, për Erion Veliajn.
Ai duhet të analizojë mirë, me vëmendje ku ka gabuar në raport me qytetarët. Është e pakuptueshme sesa sa urrejtje sjell kryebashkiaku i Tiranës tek qyetarët daç në rrjetet sociale daç në të përditshmen. Janë me mijëra komente që i dëshirojnë jo të mirën.

Mirëpo janë të paktë edhe njerëzit që flasin mirë për të. Me prishjen e Teatrit Kombëtar janë edhe më pak. I rrethuar nga njerëz që i bëjnë fresk, video e like, Erion Veliaj nuk kupton në realitet se ka ndërtuar një figurë përçarëse, edhe më të madhe se Edi Rama, pa qenë as kreu i PS. Një thyerje e madhe për një politikan të ri.
Padyshim në politikë dashuria dhe pëlqimi janë relative, por urrejta është diçka serioze. Duhet të kesh bërë shumë gjëra të rënda të ekspozuara të të urrejtë kaq shumë dhe të votojnë rreth 100 mijë vetë në një qytet me 800 mijë banorë. Dhe ato 100 mijë janë socialistë fanatikë.
Thellohu. Thellohu. Thellohu.