Si e ruajten myslimanet kisha e Shen Premtes nga periudha e Perandorise Osmane deri ne vitin 1967?

Dr. Hasan Bello

Kisha e Shen Premtes ndodhet ne fshatin Cete, 1 km nga qendra e qytetit te Kavajes dhe mendohet se eshte ndertuar ne shek.XIII-XIV. Ajo eshte e vetmja kishe me arkitekture gotiko-romake e mbetur ne territorin shqiptar. Ne fillim kisha e Shen Premtes u ndertua si kishe katolike e urdherit benediktin. Ne vitin 1691 ajo u konvertua ne kishe ortodokse dhe u pikturua me ikona. Nje kontribut te madh ne kete drejtim dhane edhe piktoret e njohur kishtare, vellezerit Zografi. Por per fat te keq shume prej tyre u demtuan nga nje zjarr ne vitet e regjimit komunist. Sipas specialisteve 16 ikona te tjera ne kete kishe mbajne autoresine e Kostandin Shpatarakut.
Nje gojedhene thote se ajo u ndertua ne afersi te rruges “Egnatia” nga tre kalores, te cilet ishin nisur nga Roma drejt Jeruzalemit, gjate kryqzatave, per te cliruar varrin e Krishtit.
E verteta eshte ky objekt kulti, ne fillim katolik e me pas ortodoks u ruajt i paprekur nga nje popullsi e cila eshte konsideruar si me fanatikja ne te gjithe Shqiperine. A ishte kjo nje rastesi? Jo! Qe nga periudha e Perandorise Osmane deri ne vitin 1967 kisha e Shen Premtes u mbrojt nga myslimanet. Kjo konsistence historike tregon per nje “ind” ose, nje qendrim “autoimun” te kombit shqiptar.
Objekte te tilla kulti me destinacion te ndryshuar ka dhe ne qytete te tjera. Por ne duhet te tregohemi te kujdesshem kur interpretojme fenomene te tilla. Dhe modeli me pozitiv per shume shekuj eshte kjo kishe, e cila ne mesin e nje popullsie myslimane u ruajt edhe nga llava komuniste e 1967 nga banoret e zones.