SPORT| Conor McGregor, atleti që fiton më shumë para në një minutë

Përkundër faktit që Conor McGregor është pushim tani, irlandezi është atleti që fitoi më shumë para në një minutë të vetme në vitin e kaluar. Conor McGregor është karakterizuar si një nga sportistët që prodhon më shumë para në të gjithë botën. Sportisti irlandez i arteve marciale të përziera u bë mbreti i parave në UFC. Madje ndeshja e tij e boksit kundër Floyd Mayweather, u quajt si e dyta më e shtrenjtë në historinë e këtij sporti. Edhe pse ‘The Notorious’ kishte më shumë se një vit pa luajtur, luftëtari i MMA vendosi të njoftojë rikthimin e tij në kafaz dhjetorin e kaluar (2019) për t’u përballur me Donald Cerrone, të cilin e mposhti në vetëm dyzet sekonda. Dhe nga kjo ai fitoi pak më shumë se 25.2 milion euro. Sidoqoftë, vetëm kur u mendua se irlandezi do të kthehej sërish në UFC, në qershorin e kaluar, ai përsëri deklaroi se do të tërhiqej. Por kjo nuk e pengoi atë, që të jetë aktualisht sportisti me më shumë fitime në minutë në vitin e kaluar. Megjithëse McGregor ka pasur vetëm një ndeshje në dymbëdhjetë muajt e fundit, ku ai fitoi 25.2 milion euro, është ekuivalente me 37.8 milion në minutë. Këto shifra janë ekstreme, dhe madje edhe lojtarët më të njohur në planet si Neymar, Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë afër kësaj shume, pasi mezi arrijnë të shkojnë përkatësisht deri në 29, 21 dhe 17 milion euro në 60 sekonda