DOKTORESHA shtatzënë publikon foton nga Infektivi, dhe shkruan: Sepse ne punojmë bashkë këtu

Doktoreshë Krisli Serani i prek të gjithë me një foto publikuar nga Infektivi i QSUT.

E veshur gjer në dhëmbë, doktoresha mban me dorë barkun e saj të rrumbullakosur dhe shkruan “sepse ne punojmë bashkë këtu”, raporton newsbomb.al.

E ka fjalën për djalin që po pret dhe është në javët e fundit të shtatzanisë. Por doktoreshë Krisli nuk e ka lënë punën mes të sëmurëve me Covid.

Miqtë e urojnë për sakrificën dhe i kërkojnë të jetë e kujdesshme, sepse “kur të tjerë nuk pranojnë të punojnë as si roje te infektivi, doktoresha po e bën këtë me kurajo të jashtëzakonshme për dy vetë”.

Krisli, do të jetë kështu doktoresha që deri në momentin e fundit para lindjes, përjetoi gjithë emocionet e sëmundjes që po përhapet me shpejtësi, dhe në postimet e saj, u kërkon të gjithëve të jenë të kujdesshëm.