100-Vjetori i Tiranes kryeqytet: Foto historike

Armand Plaka

I takojne vetem nje periudhe te kufizuar, madje te katerta fotot i takojne diteve e muajve te pare te pushtimit italian, nga 24 prilli deri ne gusht 1939 ku u konsumua plot buje ai qe mund te cilesohej ne ate kohe si “Triumfi Fashist”.

Pas pushtimit, pasuan menjehere parada, miniparada dhe vizita hierarkesh te larte fashiste, si ajo e Ministrit te Jashtem, Galeazzo Ciano dhe Sekretarit te Partise Fashiste, Achille Starace.

Por ajo qe i lidh keto imazhe (vec cilesise mbreselenese) eshte fakti se ne to paraqiten ata ne daljet e tyre publike, te rrethuar e shoqeruar nga turma frenetike ne Tirane.

Na nderojne apo s’ na nderojne, edhe keto jane pjese e historise se ketij qyteti qe edhe pse per pak vite, perjetoi ne ate kohe nje dominim total nga Italia, e cila pertej pushtimit, la gjurme ne kujtesen e saj arkitekturore me shume se cdo gje tjeter.