Ngjit malet e jugut, gazetari i njohur futet në parcelat me hashash: Narcokulturë 2020, po të kërkosh gjen

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar sërish foto dhe video nga parcela të mbjella me kanabis. Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Hoxha ndan me ndjekësit e tij “taktikat” e hyrjes për në parcela duke përdorur drone.

Fillimisht sipas Hoxhës, kujdestarët e vreshtave mendojnë se po iu vjen Policia dhe FNSH-të dhe largohen me shpejtësi duke e lënë zonën e “pastër”. Më tej, ai ka shënuar se së shpejti do të publikojë një investigim të shkurtër të xhiruar në Përmet e në Këlcyrë.
VIDEO

POSTIMI I PLOTË:

Narcokulture 2020. Gjen mor gjen. Po te kerkosh, patjeter qe gjen. Sigurisht, me qetesi e dashuri, ndryshe ndonje tufe me “qen stani”, te pret rrugen… Po me pergatitje te larte psikologjiko-teknike dhe me nje variant te mire taktik, suksesi eshte nga ana jone. Hapi 1)-Fillimisht kapim lartesite, qe te ndihmojne si pika vrojtimi. Hapi 2)-Identifikojme zonen e rrezikut dhe leshojme skifterin(dronin) nga ajri, me qellim lokalizojme objektivin dhe zbulojme sistemin e sigurise… Hapi 3)-Sapo skifteri(droni) kap “gjahun” dhe na njofton se rojet u hutuan dhe leshuan sinjalin “po vijne te zinjte”(nofka per FNSH, Forcat e Nderhyrjes se Shpejte), leshohemi me vigjilence te larte drejt lugines… Ne te vertete, drejt “livadhit” nuk po zbarkojne “te zinjte” e FNSH-se, per fat “te mire”, jane te “zinjte” e murrme. Vape behari, Permet-Kelcyre, lugina rreze vargmalit Trebeshine-Dhembel-Nemerçke.. Ne ditet ne vazhdim, nje material i plote, ne ABC NEËS, per sezonin e narcokultures 2020. I vetmi sektor, qe jo veten nuk kerkoi page lufte nga paketat e ndihmes Rama-Ben Ahmetaj, por ka hapur me mijera vende pune dhe ka kryer investime serioze, mbase me te fuqishmet gjate ketij viti, ne Shqiperi… Si ka thene komandanti: “jo se nuk ka pune, por nuk kemi profesioniste”… Ne rastin konkrete batuta eshte: “Kur ka profesioniste, i gjejne pune vetes”.