Gazetarja e njohur shpërthen kundër Veliajt: Tirana po kthehet në qytetin me stresant për të banuar

Nga Anila Jole

Bashkia paska vendosur te beje punime ne rrugen e Durresit. Pikerisht ne kohe pushimesh do “shqepë” rrugen per te shtruar tubacionet e ujit per Astirin dhe Yzberishtin. Dakort deri ketu, por ku do sistemohet gjithe ai fluks makinash qe hyjne e dalin nga Tirana? E dini ku? Ne rrugen dytesore “Mine Peza”, ku parkon nje lagje e tere. Do te hiqen parkimet qe rruga te funksionoje me 2 kahe. Nje çmenduri.

Po te kujtojme qe edhe rruga “Zogu i Pare” eshte prej me shume se nje viti e bllokuar, vetem “kokat e medha” e dine se ku do qarkullojne makinat dhe ku do parkohen ato.

Sot pa asnje njoftim, mbushen me gjoba gjithe makinat e parkuara te “Mine Peza”, duke i ftuar ne menyren me te dhunshme per te gjetur tjeter vendparkim. Por pyetja eshte ku? Çdo vendparkimi qe ka ekzistuar dikur, eshte kthyer ne shesh ndertimi, ku çdo dite lartesohen pallate. Asnje centimeter toke nuk eshte e lire per te parkuar (me pagese kuptohet).

Çdo dite e me shume po na ngushtohet hapesira per te jetuar, vetem ajri eshte falas, Tirana po kthehet ne qytetin me stresant per te banuar dhe ne e pranojme ne heshtje.

Ajo qe nuk nuk arrij te kuptoj eshte se si mundet nje i zgjedhur nga populli te beje çdo dite e me shume ç’eshte e mundur per t’i veshtiresuar jeten ketij populli!