A duhet ndryshuar kushtetuta?

Nga Indrit Vokshi

Shkenca juridike botërore njeh kushtetuta të thjeshta dhe kushtetuta të ngurrta – të përforcuara. Kushtetutat e ngurta ose të përforcuara, zakonisht ekzistojnë në vende me stabilitet jo të qëndrueshëm politik e institucional. Aty ku ka rrëmuja e përplasje, ku ka orekse totalitare dhe pretendentë për tu bërë diktator. Shqipëria e tillë është. Prandaj është hartuar një kushtetutë e ngurrtë, ndryshimi i së cilës kërkon 94+ të një parlamenti me 140 deputetë, ngaqë është menduar se asnjë parti apo koalicion nuk do të mundet të arrijë “mazhorancë kushtetuese” prej 94 deputetësh e kësisoji parandalohet instalimi i diktaturës.
Sot 30 vjet pas rrëzimit të komunizmit, diktatori i urryer Edi Rama ka arritur të ketë 110 deputetë; 74 të Partisë Socialiste, ndërsa të tjerët deputetë të blerë nga radhët e “opozitës parlamentare”. Këta të opozitës parlamentare, delenxhinj, skllevër, njerëz të dobët, blihen e shiten si keca në pazarin e Milotit dhe i shërbejnë Edi Ramës për të plotësuar numrat për ndryshimin e kushtetutës për të ndaluar koalicionet. Mirëpo kushtetuta nuk mund të ndryshohet aq lehtë, pa debat, pa studim, pa u bazuar në shkencën juridike e politike, pa gjykuar se cili sistem është më i mirë për Shqipërinë, jo për partinë. Në ketë pikë kanë përgjegjësi edhe SHBA dhe BE, sepse ishin ata që i kërkuan opozitës, Partisë Demokratike që të ulen në tryezën e bisedimeve me Edi Ramën, duke marrë përsipër se do të jenë ata garancia se Edi Rama nuk do e grisë marrëveshjen. Rama ua grisi marrëveshjen në fytyrë, para syve. I poshtëroi SHBA dhe BE, duke llogaritur se ata skanë çfarë i bëjnë, skanë si i imponohen, skanë si e detyrojnë. Edi Rama është sot kreu i një organizate terroriste të quajtur “Rilindja 2013” dhe është kthyer në problem për shqiptarët, duke falimentuar ekonominë dhe duke ndërtuar shtet policor, gjithashtu është kthyer në problem edhe për ndërkombëtarët duke mos ua respektuar marrëveshjet. Megjithatë Edi Rama do të ketë keci i cili do të piqet në hell.